|
Qendra ENCOMPASS,
me pėrkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT),
ėshtė duke implementuar projektin ATOMI, i cili ka pėr qėllim identifikimin
dhe pėrkrahjen e personave me inteligjencė tė jashtėzakonshme. Ky projekt
synon tė pėrfshijė tė gjithė nxėnėsit prej klasės VIII deri XII nga tė gjitha
shkollat e
Kosovės, pėrkatėsisht do tu ofrojė mundėsi tė
gjithė kėtyre nxėnėsve qė tė nominohen apo tė aplikojnė.
Pas procesit tė nominimit aplikimit, tė nominuarit aplikuesit do ti
nėnshtrohen njė procesi disafazėsh tė seleksionimit, i cili do tė realizohet
pėrmes pėrdorimit tė testeve tė standardizuara tė inteligjencės, si dhe
pėrmes instrumenteve tjera psikologjike (pyetėsorė, intervista, teste tė
personalitetit, etj.). Nė fazėn e parė do tė pėrzgjidhen 500 nxėnėsit mė tė
mirė, tė cilėve do tu ofrohen shėrbime tė ndryshme profesionale, si dhe
shėrbime tė kėshillimit. Ndėrsa nė fazat e mėvonshme, po kėta 500 nxėnės do
ti nėnshtrohen njė procesi tjetėr tė seleksionimit, nga i cili do tė
pėrzgjidhen 50 nxėnėsit mė tė mirė, tė cilėve synohet qė tju sigurohet
kėshillim dhe pėrcjellje e vazhdueshme, mentorim nga profesionistėt, qasje
nė literaturė tė avancuar, shkollė verore me kurse tė avancuara, avancim nė
shkollim, vizita studimore, bursa pėr studime, etj..
Tė gjitha shėrbimet e
pėrmendura mė sipėr do tė ofrohen falas nga Qendra ENCOMPASS.

|